Dy makina janë djegur në Shkodër në orët e para të mëngjesit. Makinat e djegura, një Mercedes-Benz dhe një BMW janë në pronësi të Erdi Krajës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” në orën 3 e 30 të mëngjesit.
Po në Shkodër një sasi tritoli është hedhur pranë banesës së shtetasit Robert Gera. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në orën 3 e 36 të mëngjesit sipas policisë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia thotë se ka identifikuar autorin me iniciale L.M. dhe ka nisur punën për kapjen e tij.