Nga Edmond Arizaj
- Nuk i uroi shërim të shpejtë Lindita Nikollës (zonja u tërhoq nga posti për shkak të sëmundjes, apo jo)
- Akuzoi deputetët duke ngarkuar me përgjegjësi kreun e grupit parlamentar duke e zëvendësuar (ka harruar se është ai vetë që i zgjedh deputetët në lista)
- Akuzat ndaj deputetëve që nuk i qajnë hallin popullit, ardhur nga udhëheqësi, revokojnë tjetër periudhë (uji vjen i pastër nga lart, po e turbullojnë këta poshtë)
- Paracaktoi kryetaren e PS-së pasi ai vetë, pra Rama të mos jetë më në këtë botë (dmth deri kur Zoti ta thërrasë në PS nuk do të ketë zgjedhje?!)
- Rrezikoi infarkt të ndonjë eksponenti politik, teksa dëgjonte emrin që i lëvizte andej këtej, apo që nuk i lëvizte (vetëm habia e Taulant Ballës dhe modestia e Elisa Spiropalit tregonte se jo të gjithë e dinin fundin e fjalimit të Ramës)
- Absolutizëm krejt pa teklif në parashikim fitore, në drejtim, në pretendim 100 vjeçar pushteti, në emërime dhe shkarkime (për çfarë egziston kryesia dhe asambleja? A mund të imagjinojë kush çfarë ndodh me PS pa Ramën?!)
- Pothuaj asnjë shpjegim esencial për reformën zgjedhore (deputetiqëduam. al dhe listat e mbyllura sikur nuk shkojnë me njëra tjetrën!)
- Qejmbetja me Vlorën dhe vlonjatët për çmimet (imagjino sa vlonjatëve u ka mbetur qejfi me çmimet në Palasë, Jalë, Dhërmi, etj, nga personat që kanë marrë leje aktiviteti nga qeveria)
- Fjalitë ku u përmend SPAK, këtë rradhë ishin të pagabimta.