“Është Lul Basha e politikës amerikane” ka ironizuar biznesmeni Damir Fazliç zv.presidenten e SHBA-së Kamala Harris.
Harris pritet të jetë zyrtarisht kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA pas tërheqjees së presidentit Joe Biden pak ditë më parë.
“Për të gjithë miqtë e mi shqiptarë që më pyesin se si është VP Kamala… ajo është Basha e politikës amerikane. #ForrestGump.” – shkruan Fazliç në X.
Kamala Harris ka marrë mbështetjen e figurave kryesore demokrate dhe pritet të zyrtarizohet si kandidate e Patisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Lulzim Basha pas humbjes së vukës dhe simboleve të PD-së në një vendim gjykate, ka mbledhur një grupim të quajtur Demokratët Euroatlantikë, me të cilët pritet të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 duke paralajmëruar se përballja finale me dyshen Rama-Berisha është shumë pranë.