Vendosni fjalën kyçe....

“Maja e anëtarësimit në BE është shumë pranë përmes vizionit Shqipëria 2030”


Një përfaqësuese e departamentit antikorrupsion të ngritur nga PS-ja tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE përmes vizionit Shqipëria 2030 është shumë pranë.

Ajo ceku shndërrimet e bëra në vend nga qeveria socialiste ndërsa tha se përfaqësuesit e administratës shqiptare në Bruksel kanë treguar aftësitë dhe kapacitetet e Shqipërisë për të qenë në BE.

“Maja e anëtarësimit në BE është shumë më afër dhe përjetësimin e Shqipërisë 2030 si anëtare e BE-së është një objektiv i qartë i qeverisjes së PS-së. Në gjithë vendin vijon puna në kantiere të mëdha e të vogla për transformimin e vendit. Falë përfaqësuesish dinjitozë ne treguam në Bruksel se jemi të gatshëm për të këtë moment historik. Ne i shndërruam shumë sfida në mundësi gjatë kësaj dekade. Treguam se Shqipëria mund të jetë një model suksesi. Nga kjo shkallë nuk ka më kthim pas po vetëm ngjitje drejt majës Shqipëria 2030. Shqipëria dixhitale është një tjetër sukses i kësaj qeverie. 3.1 milionë të regjistruar në portalin e-Albania përfitohen mbi 1200 shërbime.” – tha ajo në Kongres.