Teksa shprehu sigurinë për fitoren në zgjedhjet e vitit 2025, kryeministri Rama nuk ngurroi të sulmonte ish-kryeministrin Berisha.
Kreu i qeverisë tha se Berisha e ka marrë peng Shqipërinë sa herë ka mundur dhe kur ka mundur.
Rama theksoi se Berisha është problem i vetëm që ka Shqipëria dhe që e ka kthyer PD-në në një cistërnë helmi që ndot vendin.
“Kjo është koha për Shqipërinë 2030. Ata që janë në qendër të sallës dhe që kanë qenë pjesë e PS-së prej shumë kohësh se duhet të marrin më shumë rol, më shumë përgjegjësi. Zgjedhjet e ardhshme që do t’i fitojmë për shqiptarët ndërkohë që shtrojmë rrugën për vizionin “Shqipëria 2030”. Faji jonë nuk është se jemi burimi i atj konflikti. Dihet që burimi është tjetërkush, i njëjti që e mori peng sa mundi dhe kur mundi Shqipërinë. Tani e ka katandisur PD-në në një cisternë helmi që ndot ajrin e jetës politike e publike. I njëjti që helmon përditë turmën e tij të tkurrur.” – tha Rama.