Vendosni fjalën kyçe....

“Siç ua ngrite kokën shqiptarëve në Athinë e Romë, bëje edhe këtu” – Nis Kongresi i PS-së


Një vajzë e quajtur Helena, përfaqësuese e Akademisë Politike, hapi punimet e Kongresit të PS-së.

Ajo vlerësoi me superlativa punën e bërë nga qeverisja e PS-së këto 11 vjet duke falënderuar forcë politike dhe kryeministrin Rama.

Studentja e Akademisë Politike rrëfeu edhe ato që i kishte thënë gjyshja në shtëpi për kryeministrin Rama ndërsa i kërkoi këtij të fundit që t’i ngrinte kokën edhe shqiptarëve në vend siç bëri me ata në Athinë e Romë.

“I dashur z.kryeministër, po ju drejtohem kështu sepse nuk jam ende anëtare e PS-së. Bëni çmos që si rritët rrogat në administratë, të rrisni edhe pensionet e gjyshërve tanë që ju duan dhe ju respektojnë. Kur thatë që do rrisnit rrogat pak e besuan, po gjyshja ime tha që po e tha Edi Rama e bën. Ju lutem, siç ngritët kokat e shqiptarëve në Athinë e Romës duke hequr baltën, bëni të njëjtën gjë edhe në Shqipëri” – tha Helena, përfaqësuesja e Akademisë Politike.