Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj i cili është kreu i agjencisë së re antikorrupsion të ngritur nga PS-ja tha në Kongresin e PS-së se nuk ka kohë për pushim po duhet ecur para me reformat që do afrojnë Shqipërinë te aënëarësimi në BE.
Ai tha se agjencia e re do ketë ekspertë të qeverisë dhe të pavarur për të mundësuar luftën ndaj korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
“Antikorrupsioni dhe mirëqverisja është një projekt i madh nën dritën e reformës në drejtësi dhe të rekomandimeve të BE-së. MIrëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit është treshja kyçe që do afrojë anëtarësimin në BE. Agjencia do ketë ekspertë vendas dhe të pavarur. Na takoi përsëri ne ta bëjmë këtë betejë sepse e kemi treguart se dimë ta bëjmë. S’ka kohë për pushim po vetëm të ecim para me reformat. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.” – tha deputeti i PS-së Xhafaj.