“Edi Rama dhe Erion Veliaj mundësuan inceneratorin e Tiranës, ishte i bllokuar” – Akuza e Ahmetajt


Arben Ahmetaj pohoi mbrëmjen e sotme se është e faktuar me dokumente se ka qenë kundër inceneratorit të Tiranës ndërsa pohoi se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj janë përgjegjës për inceneatorin e Tiranës, i cili ka qenë i bllokuar.

Ish-zv.kryeministri tha gjithashtu se dhe e ka kundërshtuar publikisht dhe me forcë atë. Ai tha se mungojnë 80 milionë euro nga inceneratori në fjalë.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj bënë të mundur inceneratorin e Tiranës, ishte i bllokuar. Mbasi ju thotë Edi Rama me kë ka komunikuar verën e 2017-ës, çfarë garancish joformale kë kërkuar, kujt ia ka kërkuar. Ku janë 80 milionë dollarët e inceneratorit të Tiranës. të më falë kjo zonja që do i përmend emrin. Denisa Torkuçi negocionte rrogën për 1500 euro, punon atje, e akuzojnë për grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që nuk janë 80 milionë dollarë dhe nuk ka incinerator. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Pyeteni kryeministrin e drejtësisë së re, çfarë ka ndodhur në verën e 2017-ës. Për Tiranën janë letrat, letrat. Refuzimin tim të prerë. Në një moment i kam thënë publikisht, ndoshta goja do jetë edhe armiku im. Zero komunikim për Elbasanin. ëto idioitësi, jo fjeti këtu, jo fjeti atje, si agjenci udhëtimesh, s’kanë lidhje fare. Ata djemtë janë masakruar. Mirel Mërtirit ia kanë marrë.” – tha Ahmetaj.