Ish-zv.kryeministri Ahmetaj ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani për çështjen ndaj tij.
Ai tha se nuk ka marrë pjesë në procedurat e asnjërit prej inceneratorëve ndërsa nënvizoi se kryeministri Rama e kontrollon SPAK-un dhe e përdor si makineri ndaj kundërshtarëve ose atyre që do ai.
“Ndaj meje është kërcënim i hapur, do të zhdukim familjen. Altin Dumani ka thënë se e ka personale me mua. Unë i sugjeroj një përfaqësues i drejtësisë s’mund të ketë asnjë emcion ndaj një qytetari, të hetuari apo arrestuari. Nuk është drejtësia SPAK-u, do duhet të ishin gjykatat. Edi Rama përmes SPAK-ut dhe e përdor si makineri kundër armiqve të përhershëm, të përkohshëm. Për cilin inceneratorët më akuzon mua Altin Dumani. Nuk kam marrë pjesë në asnjërën prej procedurave, as në atë të Tiranës, as të Elbasanit, as të Fierit. Ai ka shkatërruar procedurat e drejtësisë.” – tha Ahmetaj.