Vendosni fjalën kyçe....

“Ka përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit, 43 milionë euro” – Akuza e fortë e Ahmetajt


Arben Ahmetaj bëri sot një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij lidhur me AKSHI-n.

Ai tha se është bërë një përgjim ambiental dhe se pavarësisht se ai mund të zhduket, përgjimi ekziston diku dhe ajo provë është e ruajtur.

“Ka 8 muaj që investigohet AKSHI. Është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka një kopje të kësajdhe më ka garantuar që një kopje e saj është në një kuti. Është bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milionë euro me prestanome. I është përmendur emri për shumë gjëra. ABS që është një prestanome i kryeministrit poi u këput filli se u thirr në SPAK dhe deponoi. Unë e di se çfarë ka thënë. Tani është në kontroll të dikujt tjetër AKSHI. Danieli, një ish-punonjës është kërcënuar që të mbyllë gojën. Nga kryeministri vetë.” – tha Ahmetaj.