Vendosni fjalën kyçe....

Kalimash/ Humbi kontrollin e trailerit të ngarkuar me krom, ndërron jetë 37-vjeçari


Një 37-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom.

Dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, viktima me inicialet S. L., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të dëmtimeve, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.