Gjykata e Posaçme ka refuzuar të lirojë nga paraburgimi Bujar Ajetin (Gjermizi) në hetim për vrasjen e dy vëllezërve Nela.
Bujar Ajeti u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati dhe ish zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Në dosjen e SPAK, Germizi akuzohet se në bashkëpunim me Mustafin dhe shefin e Krimeve Gjoni ka planifikuar vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani të Madhe.
Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.
NJOFTIMI
- Kërkuesi Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar Ajeti (Gjermizi); 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni
237 i K.Pr.Penal.”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 432, datë 29.07.2024, vendosi:
- Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
- Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 29.07.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua