Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi shtyn për nesër seancën e posaçme


Një ditë pas njoftimit të ndryshimeve në qeveri nga kryeministri Edi Rama, ku disa ministra janë zëvendësuar, pritet që sot të miratohet dekreti nga presidenti Bajram Begaj.

Pas përfundimit të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste, ku u zgjodh dhe Asambleja e re, kryeministri Rama u paraqit në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij personalisht për kreun e shtetit.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar pritet të ratifikohen sot me dekret, ndërsa seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e parashikuar për pasditen e sotme, është shtyrë për nesër në orën 18:00.

Përveç kësaj, kryeministri Rama do të mbledhë sot Kryesinë e PS-së, ku do të diskutohet në detaje mbi këto ndryshime të njoftuara gjatë Kongresit.