Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në qeveri, Meta:, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike, nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka zëvendësuar 3 kukulla politike me tre të tjera anonime.

Sipas Metës, tre ministritë më të rëndësishme të vendit, Rama i ka bërë nga frika e ‘dëshmisë’ së Arben Ahmetajt, i cili pritet të japë një intervistë në televizionin e familjes Berisha.

“Retushim e djeshëm të narko qeverisë që bëri Rama në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht PS duke zëvendësuar 3 kukulla politike, me tre kukulla anonime, pjesë e grabitjes së deri tanishme në nivele të tjerë.

Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse përkundrazi por e thellon atë. Lëvizjet e befta në 3 ministritë më të rëndësishme, nuk sjellin asnjë risi, ulje taksash, rritje pensionesh, as më shumë të ardhura, as dhënie fund korrupsionit dhe as forcimin e rendit dhe sigurisë. Rama sa zëvendësoi teknikisht 3 pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave, nga frika e dëshmisë së radhës që pritet të japë Ahmetaj sot të inkriminimit të qeverisë në nivelet më të larta”, tha Meta në konferencë.