Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me supertifozen e Olimpiadës, shpenzoi 10,000 dollarë për bileta


Vivianne Robinson u ngacmua për herë të parë nga sharmi i Lojërave Olimpike në ato të Los Anxhelosit në vitin 1984. Katër dhjetëvjeçarë më vonë, amerimania merr pjesë në Olimpiadën e shtatë, atë të Parisit.

Robinson, 66 vjeç, bëri dy punë për të kursyer 10,000 dollarë që ajo ka shpenzuar për biletat për ceremoninë e hapjes dhe dhjetëra garave. Kur ajo nuk bën tifo për konkurrentët nga tribuna, ajo mund të gjendet në Champs Elysees, e zbukuruar me kostum sportiv me temë nga Olimpiada.

Me një kapele në kokë me figurina të Kullës Eiffel dhe duke valëvitur flamuj nga vende të ndryshme pritëse, supertifozja e Olimpiadës përshëndet vullnetarët dhe turistët, disa prej të cilëve e njohin atë nga videot e saj virale në TikTok.

Për tetë vjet, Robinson bëri dy punë për të financuar fiksimin e saj olimpik. Pas Los Anxhelosit, Atlantës, Sidneit, Athinës, Londrës dhe Rio de Zhaneiros, ajo ka ardhur edhe në Paris.

Ceremonia e hapjes ka kushtuar më shumëë për Robinson, për të cilën ka paguar 1,600 dollarë për një vend të mirë në një urë mbi lumin Sene për të ndjekur shfaqjen madhështore, e para e këtij lloji që u mbajt  jashtë një stadiumi.

“Filloi të binte shi, por kjo nuk më shqetësoi. Problemi ishte se nuk arrita të shihja asgjë. Ata kishin vënë vetëm një ekran të madh televiziv. Kështu që pagova 1600 dollarë për të parë një televizor. Disi zhgënjyese”, tha ajo.