Vendosni fjalën kyçe....

“Rama kontrollon e përdor Altin Dumanin e SPAK-un. Ai dhe Veliaj janë te inceneratori i Tiranës” – Akuzat e forta të Ahmetajt (E plotë)


Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të SPAK-ut Altin Dumani mbrëmjen e sotme teksa pohoi se Rama është përgjegjës për inceneratorin e Tiranës dhe për të gjitha aferat dhe abuzimet me tendera.

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka në Syri Tv, Ahmetaj renditi një sërë akuzash të forta ndaj kreut të qeverisë që sipas tij kontrollon SPAK-un dhe kreun Altin Dumani, të cilin e denoncoi se vepron me urdhër politik të Ramës dhe se ka  shkelur ligjin në çështjen për të cilën akuzohet.

Ahmetaj tha gjithashtu se është nxjerrë në pritë nga kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja e Infrastrukturës Balluku.

Teksa akuzoi kreun e qeverisë, ai tha se ka prova dhe përgjime ambientale ndaj tij dhe familjarëve të tij te AKSHI dhe se ato janë të garantuara diku dhe do dalin.

Ahmetaj e përmendi në disa raste kreun e SPAK-ut Altin Dumani, duke e akuzuar se nuk ka asnjë provë a fakt ndaj tij dhe se përdoret nga kryeministri Rama për të goditur kundërshtarët brenda e jashtë llojit. Sipas Ahmetajt, ka dhjetëra dosje korruptive për të cilat ka prova të mjaftueshme dhe që nuk hetohen nga SPAK.

Gjatë intervistës që zgjati mbi dy orë e gjysmë, Ahmetaj theksoi se nuk ka asnjë lidhje me asnjërin nga inceneratorët dhe kjo e faktuar me dokumente dhe se pas atij të Tiranës – që nuk ekziston dhe ku mungojnë 80 milionë euro – janë Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Akuza bëri ish-zv.kryeministri edhe ndaj ministres së Infrastrukturës Balluku, për të cilën tha se që nga viti 2019 ka bërë 10 miliardë euro tendera ndërsa përmendi tunelin e Llogarasë dhe dy anijet termocentral në Vlorë si afera të pastra korruptive.

Në intervistë Ahmetaj denoncoi disa media për sulmet ndaj tij duke përmendur me emër Top Channel dhe median e Karlo Bolinos, për të cilat se kanë marrë lekë nga inceneratorët dhe se e sulmojnë me udhër të Ramës, Veliajt e Ballukut,  me këtë të fundit që e etiketoi si drejtoreshë editoriale të Top Channel.

Në fund ai tha se do japë shumë shpejt një intervistë të tretë dhe se do kthehet në Shqipëri sapo të marrë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër.

 

  • Pas inceneratorit të Tiranës janë Rama e Veliaj

“Edi Rama dhe Erion Veliaj bënë të mundur inceneratorin e Tiranës, ishte i bllokuar. Mbasi ju thotë Edi Rama me kë ka komunikuar verën e 2017-ës, çfarë garancish joformale kë kërkuar, kujt ia ka kërkuar. Ku janë 80 milionë dollarët e inceneratorit të Tiranës. të më falë kjo zonja që do i përmend emrin. Denisa Torkuçi negocionte rrogën për 1500 euro, punon atje, e akuzojnë për grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që nuk janë 80 milionë dollarë dhe nuk ka incinerator. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Pyeteni kryeministrin e drejtësisë së re, çfarë ka ndodhur në verën e 2017-ës. Për Tiranën janë letrat, letrat. Refuzimin tim të prerë. Në një moment i kam thënë publikisht, ndoshta goja do jetë edhe armiku im. Zero komunikim për Elbasanin. ëto idioitësi, jo fjeti këtu, jo fjeti atje, si agjenci udhëtimesh, s’kanë lidhje fare. Ata djemtë janë masakruar. Mirel Mërtirit ia kanë marrë. E kanë  përdorur, më pas e syrgjynosën.”

  • Përgjimet ambientake te AKSHI, e përfshirë familja e kryeministrit Rama, përgjimi ruhet diku

“Ka 8 muaj që investigohet AKSHI. Është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka një kopje të kësaj dhe më ka garantuar që një kopje e saj është në një kuti. Është bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milionë euro me preta nome. I është përmendur emri për shumë gjëra. ABS që është një prestanome i kryeministrit poi u këput filli se u thirr në SPAK dhe deponoi. Unë e di se çfarë ka thënë. Tani është në kontroll të dikujt tjetër AKSHI. Danieli, një ish-punonjës është kërcënuar që të mbyllë gojën. Nga kryeministri vetë.”

  • Rama ka firmosur Eko Parkun, e përfshirë edhe një familjare e tij

“Eko Parku pse s’e investigon Edi Rama. Deri atë që të shkoj në të sëmës do bëj këtë gjënë mënyrë ligjore. Eko Parkun e ka firmosur vetë Edi Rama dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh ndërkohë që një nga familjarët e Ramës ka qenë e punësur nga një kompani inceratorësh për projektin para se të dilte në tender.”

  • Ka filmime të autoriteteve shqiptare  me Charles McGonigal në Dubai

“Në Dubai ka video të McGonigalit me autoritetet shqiptare në  një fabrikë. Kush e ka korruptuar McGonigalin, unë?”

  •  Altin Dumani dhe SPAK kontrollohen nga Rama dhe veprojnë me urdhër të tij

“Masakër ndaj meje, ndaj familjes sime. Kanë thirrur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar. Nëse nuk ndërroni dëshminë, herës tjetër s’të thërras më si person në dijeni, i kanë kërcënuar. Beqaj, Mediu në gjendje të lirë, Veliaj në gjendje të lirë vijon paguan inceneratorin. Rasti i Krifcës, Plarent Ndrecës, në gjendje të lirë. Çfarë nxitimi kishte Altin Dumani për të nxjerrë urdhërarresti ndaj meje. Ajo letër e Eko Parkut ekziston diku. Le t’i zhdukin letrat e koncesionit të sterilizimit si ato të Eko Parkut, po ajo letër është diku. Unë lidhje me krimin e kriminelë s’kam pasur kurrë. Dhe kjo gjë dihet botërisht. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë 100% të përfshirë në inceneratorin e Tiranës.”

“Altin Dumani refuzon të hyjë te inceneratori i Tiranës ku gjakderdhja është kolosale. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.”

“Kushdo ka shkelur paligjshmërisht pragun e shtëpisë time do marrë reston në mënyrë të ligjshme deri në fund. Unë jam i pafajshëm, po jo këto që ka sajuar Altin  Dumani pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama.”

“Ndaj meje është kërcënim i hapur, do të zhdukim familjen. Altin Dumani ka thënë se e ka personale me mua. Unë i sugjeroj një përfaqësues i drejtësisë s’mund të ketë asnjë emcion ndaj një qytetari, të hetuari apo arrestuari. Nuk është drejtësia SPAK-u, do duhet të ishin gjykatat. Edi Rama përmes SPAK-ut dhe e përdor si makineri kundër armiqve të përhershëm, të përkohshëm.  Për cilin inceneratorët më akuzon mua Altin Dumani. Nuk kam marrë pjesë në asnjërën prej procedurave, as në atë të Tiranës, as të Elbasanit, as të Fierit. Ai ka shkatërruar procedurat e drejtësisë.”

  •  Prokuroria Enkelejda Millonaj i tha një gruaje do të të çoj te dhoma e shurrës

“Prokurorja Millonai i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë oficere e GESTAPO-s një qytetareje përballë.

  • Tuneli i Logarasë dhe anijet termocentral në Vlorë  afera korruptive duhet të hetohen

“Për ça shkojnë 80 mijë euro në  ditë, çfarë bëjnë dy anijet agregatë në Vlorë. Ka gjë krizë energjetike? Jo. Pse nuk investigohet? Pse nuk ndërpritet? Pse nuk u zgjidh variant turk. Tunel i Llogarasë është një aferë korruptive. Një kompani shqiptare e ka fituar dhe ia kanë anuluar pasi janë bërë takime në Ankara. I është dhënë tenderi një kombinimi turk.”

  • Belinda Balluku drejtoreshë editoriale e Top Channel, kanë spostuar Veliajn

“Drejtoreshë editoriale e Top Channel është Belinda Balluku. Kam njerëz nga brenda që ma kanë konfirmuar. E  kanë spostuar Erion Veliajn ngaqë është forcuar uniteti në parti. Top Channel më sulmon. Karlo Bolino që merr tendera të AKSHI. Merr prona publike.”

  • Mirel Mërtirin e përdorën, më pas e syrgjynosën

“Mirel Mërtiri është viktimë, një djalë punëtor, këta e kanë përdorur, e kanë syrgjynosur. Kush e ka bërë Tiranën? Tiranën e bënë Edi Rama dhe Erion Veliaj.”

  • Intervistën e tretë do e jap shumë shpejt

“Intervistën e tretë do e jap shumë shpejt, para setë shkoj në të s’ëmës siç thotë kryeministri.”

  • Do kthehem në Shqiëri sapo të marr lejeqëndrimin përfundimtar këtu

“Do kthehem më Shqipëri, kur të kem marr përfundimisht permanencën këtu.Do përballem me të gjithë një e nga një. Nuk kam më asnjë lloj frike.”

*Intervistën e plotë të Arben Ahmetajt e lexoni këtu: Intervista