Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë


Durimi, mbështetja për Ukrainën dhe presioni diplomatik ndaj Rusisë janë tre faktorët për një fund të drejtë të luftës.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për transmetuesin japonez NHK.

“Durimi, mbështetja dhe presioni diplomatik janë tre faktorët për një përfundim të drejtë të luftës. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ruajnë unitetin, do të shtohet presioni dhe do t’i tregojë Moskës se nuk ka asnjë shans”, citohet të ketë thënë ai.

Zelensky theksoi se ai nuk mund t’i përgjigjet thirrjeve për armëpushim derisa Rusia vazhdon të pushtojë territorin ukrainas.