Vendosni fjalën kyçe....

Basha kritik për ndryshimet në qeveri: Makiazh i korrupsionit, opozita dha shfaqjen e radhës


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka komentuar ndryshimet e sotme në qeveri.

Ai e quajti atë makiazh të një qeverie të zhytur në korrupsion që i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët.

Basha ironizoi edhe qëndrimin e opozitës së Berishës veprimet e së cilës i quan pazar i ndyrë i një teatër-opozite e shfaqje pas bashkimit të opozitës me PS-në për Kodin Zgjedhor.

“Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj. Nga ana tjetër, teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat. E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e tij. Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha. Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij. Pa votat e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat. Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj. Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja. Shqipëria meriton më shumë.”, tha Basha.