Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Julian Nakuçin inxhinier në Tiranë, vlerësues pasurish i cili akuzohet se në bashkëpunim me ish kreun e Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj kanë përpiluar plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash me licenca të falsifikuara.
Prokuroria informon se këto licenca rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër, (ASHK-Gjirokastër) por edhe në Drejtoritë e Kadastrës në Tiranë.
Një nga këto plane ishte dhe përpilimi i dokumenteve që do të conte qeverinë në firmosjen e dhënies me qira të 122 hektarë kullotë subjektit “FAETHON”, sh.p.k.” për ndërtimin e një parku fotovoltaik,në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, ndërkohë që toka kishte pronarë.
Më 14 shkurt 2024 qeveria kishte miratuar në mbledhjen e këshillit të ministrave ndërtimin e centrailit fotovoltaik në Libohovë
Prokuroria informon se ka vënë në sekuestro preventive sipërfaqen e tokës si dhe ka ushtruar kontroll në zyrat e këtij subjekti në Tiranë dhe ka bërë sekuestrimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.
Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e cilas sipas prokurorisë është regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi Florian Taçi, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, “me qëllim favorizimin e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k.”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k. në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.
Prokuroria e Gjirokastrës thotë se J.N përdorte licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.
Ndërkohë ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi dhe bashkëpunëtori i tij ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj u arrestuan në shkurt të këtij viti po për akuzën mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim.