Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali në Velipojë


Burime zyrtare bëjnë me dije se është hedhur lëndë plasëse në tarracën e një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll” në Velipojë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.