Vendosni fjalën kyçe....

“Ikni, ikni…katastrofë” – Pamjet dramatike të zjarrit në Shëngjin, zjarrfikësit luftë me flakët (Video)


Shëngjini dhe Rana e Hedhun janë përfshirë nga flakë të forta ditën e sotme duke rrezikuar banesa e hotele ndërsa një shtëpi është përpirë nga flakët. Zjarri u riaktizua pas erës së fortë në zonë, ndërsa pas mesditës flakët shkrumbuan disa çadra plazhi në bregdet.

Mbi 40 makina zjarrfikëse dhe qindra forca zjarrfikëse kanë luftuar me flakët. Në ndihmë kanë ardhur edhe dy aeroplanë ndërsa po përdoret edhe një Cougar.

Një vatër zjarri është aktvizuar pasditen e sotme në fshatin Guras të Pogradecit ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Tre mjete zjarrfikëse po luftojnë me flakët si dhe dhjetëra punonjës të njësisë administrative Buçimas.

Kjo është vatra e dytë e zjarrit në qarkun e Korçës, ndërsa më e rëndë gjendja është në zonën e Lozhanit në Maliq.