Vendosni fjalën kyçe....

Miratohen mes kaosit ndryshimet në kryesinë e Kuvendit dhe qeveri


Me votat e deputetëve të PS-së, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri dhe atë në kryesinë e Kuvendit.

Elisa Spiropali është zgjedhur në krye të parlamentit në vend të Lindita Nikollës, ndërsa zëvendëse e saj është zgjedhur Bledi Çuçi.

Po kështu janë miratuar edhe ministrat e rinj të qeverisë, Taulant Balla (ministër Shteti për Parlamentin), Ervin Hoxha (ministër i Brendshëm), Petrit Malaj (ministër i Financave) dhe Pirro Vëngu (ministër i Mbrojtjes).

Dy deputetët e PDIU-së abstenuan ndërsa për ndryshimet me përjashtim të votës pro Taulant Ballës.