Një 64-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina në “Shkëmbin e Kavajës” . Flakët u përhapën dhe rrezikuan banesat përreth, duke djegur një sipërfaqe toke.
Zjarrfikësit dhe policia ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar flakët dhe shpëtuar banesat. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme mbi veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
Njoftimi i policisë:
Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u rrezikuan banesat përreth dhe u dogj një sipërfaqe toke.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:
-J. F., 64 vjeç, banues në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.