Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e djeshme në autostradën Thumanë-Kashar, deputetja e PD: Protestuesit u shoqëruan në komisariat pa shpjegime


Dhjetëra banorë nga Kruja dhe Fushë Kruja protestuan pasditen e së hënës në segmentin e ri të autostradës Thumanë-Kashar, duke kundërshtuar bllokimin e akseve të vjetra që kanë pamundësuar aksesin në zonë.

Protesta përshkallëzoi në përplasje me policinë, e cila përdori sprajt djegës për të shpërndarë protestuesit.

Deputetja Andia Ulliri denoncoi shoqërimin e disa protestuesve në komisariat pa shpjegim dhe i bëri thirrje forcave të rendit të distancohen nga arrestimet e paligjshme.

Postimi i plotë:

Ndodhem në hyrjen e Komisariatit në Fushë-Krujë ku janë shoqëruar disa banorë nga protesta pa dhënë shpjegime.

I kërkoj policisë të distancohen nga arrestimet e paligjshme të banorëve të Fushë-Krujës dhe Krujës.

Protesta ishte paqësore në kërkim të të drejtave të qytetarëve dhe nuk ka patur asnjë shkelje ligjore nga protestuesit.

Ky është një terror që duan të përhapin për të frenuar reagimin qytetar!

Kërkojmë ndërprerjen e çdo zbatimi të urdhërave politik ndaj popullit protestues

Protesta nuk ndalet!

Interesat e qytetarëve nuk shiten!