Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Porti në Porto Romano, kapitull i ri në histori


Në fjalën e tij gjatë hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e vendit. Ai shpjegoi se ndërtimi i portit është një proces kompleks që kërkon mbledhjen e të dhënave, formimin e grupit të ekspertëve dhe projektimin e detajuar.

Rama theksoi se ky projekt shënon një ndryshim të madh për Shqipërinë, duke e krahasuar me portin aktual të Durrësit që, sipas tij, është një “plagë mjedisore dhe fizike” për qytetin. Ai e përshkroi largimin e portit nga qendra e qytetit dhe ndërtimin e tij në një lokacion të ri si një hap të rëndësishëm në historinë kombëtare të Shqipërisë.

Kryeministri nënvizoi se porti i ri do të ndërtohet nga një kompani prestigjoze, Royal Haskoning, e cila ka një histori të gjatë që daton që nga viti 1881. Ai shprehu besimin se ky projekt do të sjellë një garanci të madhe për suksesin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

“Projektet e mëdha nisin kur fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave i krijimit të grupit të nevojshëm i ekspertëve, i projektimit.

Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limitet. Nuk është ndër virtytet e shqiptarit dhe një nga mallrat më të radhë.

Shqiptarët kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i të të tjerëve për ta. Për herë të parë shqiptarët në këto 30 e kusur vite jetojnë me zgjedhjen e tyre. Nga momenti i asaj zgjedhje, deri te zgjidhjet është një histori më vete.

E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në mes të qytetit. Porti është një plagë mjedisore, një plagë fizike.

Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu me një tipologji me përmasa të reja, është hapja e një kapitulli të ri në historinë tonë kombëtare.

Ky projekt ka një garanci shumë të madhe. Garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota. Është një kompani e krijuar në vitin 1881 nga dy gentëlmen holandez që kanë bashkuar emrat e tyre në emrin Royal Haskoning.”, tha Rama.