Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një i dënuar ukrainas i liruar me kusht është parë duke u stërvitur në një vend të pazbuluar në pjesën qendrore të Ukrainës, në korrik.
Ndërsa lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon, anëtarët e Batalionit të Parë Sulmues, Da Vinçi, të Ukrainës po përgatisin ish të burgosurit për betejë kundër forcave ruse.
Për t’u kualifikuar për shërbimin ushtarak, të burgosurit duhet të kalojnë një intervistë, një testim mjekësor dhe një rishikim të bindjeve të tyre.
“Askush nuk do t’ju dërgojë si qengja në thertore. Ne kujdesemi për njerëzit tanë”, u thotë komandanti i njësisë rekrutëve të burgut të liruar së fundmi pasi ata mbërrijnë për stërvitje ushtarake.
Më shumë se dy vjet pas pushtimit të plotë nga Rusia, Ukraina po përballet me mungesë të luftëtarëve./REL