Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, ka zbuluar se ai është ati i mbi 100 fëmijëve në 12 vende të ndryshme përmes dhurimeve të spermës.
Sipërmarrësi rus tha se ai filloi të dhuronte spermë 15 vjet më parë kur një mik iu afrua me një kërkesë që dukej e pazakontë në fillim.
“Ai tha se ai dhe gruaja e tij nuk mund të kishin fëmijë për shkak të një problemi të fertilitetit dhe më kërkoi të dhuroja spermë në një klinikë që ata të kishin një fëmijë. Kam qeshur gjatë para se të kuptoja se ai ekishte seriozisht,” shpjegoi Durov në një postim në Telegram.
Ai citoi mjekët të thoshin se “materiali i donatorëve me cilësi të lartë ishte në mungesë” dhe se ishte “detyrë e tij qytetare” të dhuronte spermë në mënyrë anonime për të ndihmuar më shumë çifte.
Durov tha se ai tani synon të zbulojë kodin e tij të ADN-së për ta bërë më të lehtë për fëmijët e tij biologjikë të gjejnë njëri-tjetrin.
“Veprimtaria ime e kaluar si dhurues ka ndihmuar mbi njëqind çifte në 12 vende të kenë fëmijë. Për më tepër, shumë vite pasi pushova së qeni dhurues, të paktën një klinikë IVF ka ende spermën time të ngrirë të disponueshme për përdorim anonim nga familjet që duan të kenë fëmijë.”
Durov, i cili është i pamartuar, thotë se e kupton se “ka rreziqe”, por nuk i vjen keq që ka qenë dhurues.
Mungesa e spermës së shëndetshme është bërë një çështje gjithnjë e më serioze në mbarë botën, ankohet Durov, duke shtuar se ai është krenar që ai “bëri pjesën e tij për të ndihmuar në zbutjen e tij”.