GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Ai shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion, pasi u mori ryshfet 22 ish-pronarëve për kompensimin e pronave.
Sipas prokurorisë, Kapetani ne kohen qe ka mbajtur postin e specialistit pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.
Sipas SPAK, Kapetani ishte i përfshirë në të paktën 22 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve, të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë.
Vetë Kapetani u shpall fajtor për veprat penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Ilir Kapedani, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.