Vendosni fjalën kyçe....

“Albulena o mor prita prita” – Meta ia merr këngës majë shkëmbit më pas kridhet në ujë (Video)


Kreu i Partisë së Lirisë, i cili prej kohësh ka nisur një tur në malet e bregdetin e vendit është shfaqur duke u larë në Kurbin.

Në videon e hedhur në rrjetet sociale, Meta, këndon majë një shkëmbi këngën kushtuar Betejës së Albulenës mes forcave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe forcave osmane para se tw zhytet.

“Albulena, o mori prita prita…” – dëgjohet të këndojë Meta para se të kridhet në ujin e liqenit.

“Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston”, shkruan ai.

Muajt e fundit Meta ka nisur një fushatë postimesh në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur në palestër, duke u ngjitur maleve ose duke u lartë në lumenj e dete.

Ndërkohë në shfaqjet mediatike në selinë e partisë në Tiranë, ai ka denoncuar ashpër kryeministrin Rama e qeverisjen e tij dhe ka sulmuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani.