Nga Klodian Gradeci
Një pyetje kam për këtë Portin e Porto Romanos që do ndërtojmë me vlerë 392 miljon Euro vetëm fazën e parë.
Mos vallë jemi duke ndërtuar një port të thatë dhe jo një port?
Nga projekti duket shumë qartë që madhësia i këtij porti është më i vogël se Porti Shëngjinit dhe s’ka të krahasuar me Portin e Durrësit. Krahaso dallgëthyesit dhe kalatat, i keni në foto!
Pse duhej shpenzuar kjo shumë, kur për 50 miljon Euro thellohej dhe zgjerohej Porti Shëngjinit?
Nëse në vizionin tuaj Shqipëria nuk kishte nevojë për një Port si ai i Durrësit, por ka nevojë për një Port të Thatë, pse duhet ta bëni kaq shtrenjtë?
Kur thoni që do e bëni më të thellë dhe sheshin e thatë e gjetët kaq shumë të madh, po anijet ku do i fusni me ato palo kalata që keni në projekt?