Fermerët e fushës së Maliqit protestuan sërish këtë të mërkurë pasi produktet e tyre bujqësore kanë mbetur stok.
Fermerët u mblodhën në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë – Pogradec, aty ku javën e kaluar (22 korrik), 24 drejtues mjetesh u gjobitën me nga 100 mije lek (te reja) për bllokimin e aksit nacional. Kjo bëri që kësaj radhe të protestonin pa traktorë.
Çmimi tejet i ulët i tregtimit të grurit dhe patates është arsyeja kryesore e protestave të fermereve. Sipas tyre, grumbulluesit e marrin grurin me 17 deri në 22 lek për kg, ccka po i con ata drejt falimentit.
Fermerët e Maliqit u shprehën se ne datën 9 gusht do të zhvillojne një takim me Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj ndërkohë që kërkojnë të kenë përfaqësim të gjerë të tyre.
KËRKESAT E FERMERËVE
– rritja e taksës doganore për produktet e importit
– vendosja e çmimit dysheme për produktet vendase
– rritja e subvencioneve për naftën dhe pesticidet
– heqja e gjobave të vendosura nga policia