Vendosni fjalën kyçe....

Irani zotohet të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit


Irani zotohet të hakmerret për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili vdiq në një sulm ajror gjatë natës në Teheran, sipas mediave iraniane.

Hamasi dhe Irani fajësojnë Izraelin për sulmin, ndërkohë Izraeli nuk ka komentuar, por më parë është zotuar të eliminojë liderët e grupit, sipas BBC.

Haniyeh, 62 vjeç, është udhëheqësi më i lartë që është vrarë që nga sulmet e 7 tetorit.

Irani, mbështetësi më i rëndësishëm i Hamasit, shpalli tre ditë zie dhe premtoi “dënim të ashpër” kundër Izraelit

Vrasja, disa orë pas një sulmi izraelit ndaj një komandanti të Hezbollahut në Liban, rrit frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Vdekja e Haniyeh mund të vonojë gjithashtu përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza, pasi ai ishte një lojtar kyç në negociatat.