Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohet në Shqipëri, policia e Dubait thotë se ka ndaluar Marklen Hakën, dërgohen të dhënat biometrike për krahasim


Një person i dyshuar si Marklen Haka, është ndaluar në Dubai.

Policisë së Shtetit i kanë ardhur informacione për një të ndaluar që dyshohet se është personi në fjalë i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Haka akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale në vend mes të cilave tentativës për vrasjen e Durim Bamit.

Policia pritet të çojë të dhënat biometrike në Dubai për të verifikuar nëse personi i ndaluar është Markle Haka.

Në shtator të vitit 2019 i shpëtoi një atentati te dera e shtëpisë, ku humbi jetën halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha ndërsa vetë Haka mori një plumb në krah.

Në qershor 2022 ai i shpëtoi një tjetër atentati në fshatin Nikël të Krujës ku mori një plumb në nofull.

Haka është arrestuar dy herë më parë, një herë në vitin 2011 dhe një herë në 2022.