Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte Ismail Haniyeh, pse vrasja e tij është një goditje e rëndë për Hamasin


Ismail Haniyeh, kreu i Hamasit që u vra në Iran, ishte përfaqësuesi i ashpër në diplomacinë ndërkombëtare të grupit palestinez pasi lufta shpërtheu përsëri në Gaza, ku tre nga djemtë e tij u vranë në një sulm ajror izraelit.

Por pavarësisht retorikës, ai u pa nga shumë diplomatë si i moderuar në krahasim me anëtarët më të ashpër të grupit të mbështetur nga Irani.

I emëruar në detyrën kryesore të Hamasit në vitin 2017, Haniyeh zhvendosej mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, duke i shpëtuar bllokimit të kufijve të Rripit të Gazës të bllokuar dhe duke i mundësuar atij që të veprojë si negociator në bisedimet e armëpushimit ose të bisedojë me aleatin e Hamasit, Iranin.

“Të gjitha marrëveshjet e normalizimit që ju, shtetet arabe, nënshkruat me Izraelin nuk do t’i japin fund kësaj lufte,” deklaroi Haniyeh në televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, menjëherë pasi militantët e Hamasit nisën sulmin e 7 tetorit 2023 ku u vranë 1200 njerëz në Izrael, sipas autoriteteve izraelit dhe u morën peng  rreth 250 të tjerë.

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit ka qenë një fushatë ushtarake që ka vrarë më shumë se 39,000 njerëz brenda Gazës deri tani dhe ka bombarduar pjesën më të madhe të enklavës që është kthyer në rrënoja, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Në maj, zyra e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkoi urdhërarrest për tre udhëheqës të Hamasit, përfshirë Haniyeh si dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krime të dyshuara lufte. Izraeli dhe udhëheqësit palestinezë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vrasja e djemve

Karta e themelimit e Hamasit të vitit 1988 bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit, megjithëse udhëheqësit e Hamasit kanë ofruar herë pas here armëpushime afatgjata me Izraelin në këmbim të një shteti palestinez të qëndrueshëm në gjithë territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

Grupi militant ka kryer më herët sulme kamikaze në Izrael në vitet 1990 dhe 2000. Në vitin 2012, kur u pyet nga Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyeh u përgjigj “natyrisht që jo” dhe tha se rezistenca do vijojë “në të gjitha format – rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake”.

Tre nga djemtë e Haniyeh – Hazemi, Amiri dhe Mohammad – u vranë më 10 prill kur një sulm ajror izraelit goditi makinën me të cilën po lëviznin, tha Hamasi. Haniyeh humbi gjithashtu katër nga nipërit e tij, tre vajza dhe një djalë gjatë sulmit, tha Hamasi.

Haniyeh kishte mohuar pohimet izraelite se djemtë e tij ishin luftëtarë të grupit dhe tha se “interesat e popullit palestinez janë përpara çdo gjëje” kur u pyet nëse vrasja e tyre do ndikonte në bisedimet e armëpushimit.

“I gjithë populli ynë dhe të gjitha familjet e banorëve të Gazës kanë paguar një çmim të rëndë me gjakun e fëmijëve të tyre dhe unë jam njëri prej tyre”, tha ai, duke shtuar se të paktën 60 anëtarë të familjes së tij u vranë në luftë.

Pavarësisht gjuhës së ashpër në publik, diplomatët dhe zyrtarët arabë e kanë parë atë si relativisht pragmatik në krahasim me zërat më të ashpër brenda Gazës, ku krahu ushtarak i Hamasit planifikoi sulmin e 7 tetorit.

Edhe pse ai deklaroi se ushtria izraelite “do mbytej në rrënojat e Gazës”, ai dhe paraardhësi i tij si kreu i Hamasit, Khaled Meshaal, lëvizën në rajon për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari me Izraelin që do përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite me palestinezët në burgjet izraelite si dhe më shumë ndihmë për Gazën.

Izraeli e konsideron të gjithë udhëheqjen e Hamasit si terroriste dhe ka akuzuar Haniyeh, Meshaal dhe të tjerët se viojnë të “tërheqin fijet e organizatës terroriste Hamas”.

Por sa shumë dinte Haniyeh për sulmin e 7 tetorit nuk është e qartë. Plani, i hartuar nga këshilli ushtarak i Hamasit në Gaza, ishte një sekret aq i ruajtur saqë disa zyrtarë të Hamasit dukeshin të tronditur nga koha dhe përmasat e tij.

Megjithatë, Haniyeh, një muslimane sunit, ka një peshë me rëndësi në ngritjen e kapacitetit luftarak të Hamasit, pjesërisht duke ushqyer lidhjet me Iranin shiit, i cili nuk e fsheh mbështetjen e tij për grupin.

Gjatë dekadës në të cilën Haniyeh ishte kreu më i lartë i Hamasit në Gaza, Izraeli akuzoi ekipin e tij udhëheqës se devijoi ndihmat humanitare për krahun ushtarak të grupit. Hamasi imohoi akuzat.

Diplomacia

Kur u largua nga Gaza në vitin 2017, Haniyeh u pasua nga Yahya Sinwar, një përfaqësues i linjës së ashspër që kaloi më shumë se dy dekada në burgjet izraelite dhe të cilin Haniyeh e kishte mirëpritur përsëri në Gaza në 2011 pas një shkëmbimi të të burgosurve.

“Haniyeh po udhëheq betejën politike për Hamasin me qeveritë arabe,” tha Adeeb Ziadeh, ekspert për çështjet palestineze në Universitetin e Katarit, para vdekjes së tij, duke shtuar se ai kishte lidhje të ngushta me më shumë figura të vijës së ashpër në grup dhe krahun ushtarak.

“Ai është fronti politik dhe diplomatik i Hamasit,” tha Ziadeh.

Haniyeh dhe Meshaal kishin takuar zyrtarë në Egjipt, shtet që gjithashtu ka pasur rol ndërmjetësues në bisedimet e armëpushimit. Haniyeh udhëtoi në fillim të nëntorit për në Teheran për t’u takuar me kreun suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Tre zyrtarë të lartë i thanë Reuters se Khamenei i kishte thënë udhëheqësit të Hamasit gjatë takimit se Irani nuk do hynte në luftë, pasi nuk i ishte thënë paraprakisht për sulmin. Hamasi nuk iu përgjigj kërkesave për koment përpara se Reuters të publikonte raportin dhe më pas i mohoi gjetjet pas publikimit.

Kur ishte i ri Haniyeh ishte një student aktivist në Universitetin Islamik në qytetin e Gazës. Ai iu bashkua Hamasit kur u krijua Intifada e Parë Palestineze (kryengritje) në vitin 1987. Ai u arrestua dhe u dëbua për pak kohë.

Haniyeh u bë një mbrojtës i themeluesit të Hamasit, Sheikh Ahmad Yassin, i cili ashtu si familja e Haniyeh, ishte një refugjat nga fshati Al Jura pranë qytetit izraelit Ashkelon.

Në vitin 1994, ai i tha Reuters se Yassin ishte një model për të rinjtë palestinezë, kur pohoi: “Ne mësuam prej tij dashurinë për Islamin dhe sakrificën për Islamin dhe jo gjunjëzimin para këtyre tiranëve dhe despotëve”.

Në vitin 2003 ai ishte ndihmës i besuar i Yassin-it, u fotografua në shtëpinë e Yassin-it në Gaza duke mbajtur një telefon në veshin e themeluesit të Hamasit pothuajse plotësisht të paralizuar, në mënyrë që ai të mund të merrte pjesë në një bisedë. Yassin u vra nga Izraeli në vitin 2004.

Haniyeh ishte një avokat i hershëm i hyrjes së Hamasit në politikë. Në vitin 1994, ai tha se formimi i një partie politike “do t’i mundësonte Hamasit të përballej me zhvillimet në zhvillim”.

Fillimisht i rrëzuar nga udhëheqja e Hamasit, më vonë u miratua dhe Haniyeh u bë kryeministër palestinez pasi grupi fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, një vit pasi ushtria izraelite u tërhoq nga Gaza.

Grupi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007.

Në vitin 2012, kur u pyet nga gazetarët e Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyeh u përgjigj “natyrisht që jo” dhe tha se rezistenca do të vazhdojë “në të gjitha format – rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani