Vendosni fjalën kyçe....

LAJM I FUNDIT – Operacion i SPAK në Elbasan, goditet grupi i Franc Çopjas


Një operacion u zhvillua në mesnatë siç raportoi Hashtag.al, ku policia ekzekutoi disa urdhër-arreste në Elbasan. Mësohet se shënjestër janë disa shtetas të cilët dyshohen si të lidhur me grupin e dy vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.

Ky i fundit njihet dhe si një prej narkotrafikantëve më të fuqishëm shqiptarë, ku për shumë vite ai udhëhoqi operacionet nga Dubai.

Çopja dyshohet se ka vizituar Shqipërinëme avion privat vitin e kaluar dhe ndërsa po kthehej në Emiratet e Bashkuara Arabe ai bëri gabimin fatal dhe u ul në një pistë aeroporti të një emirati pranë Dubait, ku nuk njihej “imuniteti” i personave të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Çopja u arrestua në aeroport dhe më pas u ekstradua drejt shtetit të Belgjikës, prokurorët atje e hetojnë Franc Çopjanë prej shumë vitesh.

Mësohet se operacioni do të shtrihet dhe në qytete të tjera dhe baza e hetimit të kryer janë zbërthimet e aplikacionit SKY si dhe evidencat e sjella nga prokurorët belgë. 

Ditën e sotme u ekzekutuan  disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.