Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Roma në flakë, zjarri përpin kodrat e kryeqytetit italian, evakuohet selia e RAI-t


 

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e kodrës Monte Mario në Romë.

Banorët janë evakuuar nga shtëpitë si dhe bizneset e zyrat kanë ndërprerë punën.

Alarmi u dha pas pas orës 13:00 ndërsa forca të shumta zjarrfikëse nxituan në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë flakët.

Mes atyre që janë evkauuar janë edhe Observatori Astronomik “Monte Mario” dhe selia e RAI-t.