Vendosni fjalën kyçe....

SPAK operacion në Elbasan, Tiranë e Durrës, lëshohen mbi 30 urdhër-arreste, zbardhen emrat


Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë

Po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale.

Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.