Pas vrasjes së kreut të Zyrës Politike të Hamasit, Dr. Ismail Haniyeh, lëvizja palestineze sinjalizoi se nuk do i ulë kërkesat e saj për negociata.
Sipas shtypit perëndimor, Hamasi ka një histori të zëvendësimit të krerëve të vrarë pa probleme përmes këshillit Shura të grupit, organit të tij kryesor konsultativ.
Cilët janë udhëheqësit kryesorë të Hamasit?
Khaled Mashal është kreu i Zyrës Politike të Hamasit jashtë vendit. Ai ishte kreu i Zyrës Politike të Hamasit midis 1996 dhe 2017.
Khalil al-Hayya është nënkryetar i Zyrës Politike rajonale të Hamasit në Gaza që nga viti 2017. Para kësaj, ai shërbeu si kreu i bllokut parlamentar të Hamasit në Këshillin Legjislativ Palestinez në vitin 2006.
Nizar Awadallah është një anëtar i lartë i Zyrës Politike të Hamasit që nga viti 2009.
Yahya Sinwar është anëtar i Zyrës Politike që nga viti 2017. Ai është kreu i Hamasit në Rripin e Gazës dhe themeluesi i shërbimit të sigurisë Hamas i njohur si Majd.
Zaher Jabareen është nënkryetari i Hamasit në Bregun Perëndimor, i cili u zgjodh në Zyrën Politike të grupit në vitin 2021. Ai është gjithashtu anëtar i degës ushtarake të Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam (IQB).
Husam Badran është një anëtar i lartë me bazë në Katar i Zyrës Politike të Hamasit dhe kreu i marrëdhënieve kombëtare të Hamasit.
Mohammed Deif është udhëheqës i Brigadave Izz al-Din al-Qassam që nga viti 2002.
Mohammed Sinwar është komandanti i Brigadës Jugore të Hamasit dhe vëlla i vogël i Yahya Sinëar.
Khaled Mashal, Khalil al-Hayya dhe Nizar Awadallah janë emëruar nga disa ekspertë të mediave perëndimore dhe arabe si zëvendësuesit e mundshëm të Haniyeh.