Vendosni fjalën kyçe....

U asfiksua nga tymi teksa digjte mbeturinat, ndërron jetë 90-vjeçari në Fier


Një 90-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Peshtan Bregas të Fierit, në një ngjarje që dyshohet aksidentale.

I moshuari me iniciale N.C. ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij po për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur.

Në përpjekje për të shuar zjarrin ai është asfiksuar nga tymi duke gjetur vdekjen.

Njoftimi

“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”