Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen disa vrasje në Elbasan, urdhërarrest dhe për ‘Darin e Elbasanit’


Në kuadër të megaoperacioni që po zhvillohet nga SPAK në disa qytete, mësohet se GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si Dari i Elbasanit.

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie, ndërsa bëhet e ditur se nga ky megaoperacion janë zbardhur disa vrasje në Elbasan.

Në dosjen e Nuredin Dumanit, emri i Hajdar Bakos është përmendur si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij. Hetimet tregojnë se Dumani ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej, i njohur si Agim Shurbi ose “Krymi,” dhe grupi i Hajdar Bakos, i quajtur gjithashtu “Çopja” ose thjesht “Dari,” janë angazhuar në një garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dumani ka pranuar para SPAK se ka mbajtur kontakte me të dy grupet rivale në Elbasan. Ai ka thënë se Arjan Spahiu, i vrarë në Belgjikë, ishte në listën e targeteve për eliminim nga grupi i Hajdar Bakos. Sipas Dumanit, Talo Çela kishte ofruar 300 mijë euro për vrasjen e Spahiu.