Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë


Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”.

Shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike, njofton policia, gjithashtu nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.