Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, humb jetën 34-vjeçari


Një aksident i ka marrë jetën një 34-vjeçari në Fier.

Aurel Yzeiraj duke drejtuar mjetin doli nga rruga pasi humbi kontrollin e tij.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kafaraj.

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi Aurel Yzeiraj, 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.