Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën bashkëshortja, plagoset bashkëshorti dhe vajza


Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Ioniane, në zonën e Agrinio në Greqi, mesditën e sotme.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një grua rreth moshës 50 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë dërguar në spital.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit, për arsye të paqarta, ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Policia po heton shkaqet e aksidentit.