Vendosni fjalën kyçe....

Balliu në protestën para Bashkisë së Tiranës: Sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë


Në fjalën e tij gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Koordinatori Rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, e akuzoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) se po ndjek liderin e PD, Sali Berisha, në vend që të merret me korrupsionin dhe mafien e inceneratorëve.

Balliu theksoi se ky veprim është një përpjekje për të mbrojtur ata që vjedhin qytetarët dhe për të përballuar kërcënimet e Berishës ndaj sistemit të korrupsionit.

“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajmë për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit.

Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.
Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha ai.