Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e 10 mln eurove në Rinas në 2019-ën, SPAK jep detaje: Vjedhja u krye nga organizata kriminale e vëllezërve Çopja


SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar dje në disa qytete si Tirana dhe Elbasani që është vijim i megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’. SPAK ka lëshuar 33 urdhër arreste, ndërsa 13 janë ekzekutuar, ndërsa 2 shtetas shqiptarë që ndodhen jashtë janë Shqipërisë janë arrestuar. Gjithashtu ndër të tjera SPAK ka arritur të zbardh disa nga aktivitete kriminale të personave për të cilët ka lëshuar urdhër arrestin, mes të cilëve janë dhe vëllezërit Çopja nga Elbasani që ndodhen jashtë vendit.

Sipas SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja. Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.

Ata mundën të largoheshin teksa përdorën një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët e grabitjes kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vienë  ty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion.

Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë. Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.

Makinën e arratisë e dogën më vonë pranë zonës së Bathores, ndërsa në duart e ekspertëve është furgoni me mbishkrimin fals “Hetimi Tatimor”, brenda të cilit mund të gjendet një pasuri provash, gjurmë gishtërinj dhe armët e sekuestruara.

‘8)   Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.‘, thotë njoftimi i SPAK.