Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pa incidente protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë


Sot u zhvillua protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës, e organizuar nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Për gati një orë, protestuesit u mblodhën pa incidente dhe pa djegie gomash. Ndryshe nga herët e tjera, Veliaj ishte i pranishëm në zyrë gjatë protestës.

Policia kishte vendosur gardh për të siguruar rregullin dhe për të parandaluar ndonjë përplasje. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet që Veliaj të largohet nga posti dhe të përballet me akuzat ndaj tij.