Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Emergencave publikon të dhënat mbi situatën e zjarreve


Ministria e Emergencave ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 të raportuar.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, zjarret vazhdojnë të jenë aktive në disa zona, përfshirë Bode, Maliq, Skuraj, Kakarriq, Gjadër, Zavalinë dhe Kus.

Strukturat e pushtetit lokal dhe qendror janë angazhuar për shuarjen e këtyre zjarreve, që për momentin nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në operacione morën pjesë rreth 1400 forca me 75 mjete dhe një helikopter Cougar.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.