Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dhe policia tjetër operacion në Tiranë, firmosen disa urdhër arreste


Policia dhe SPAK kanë zhvilluar një tjetër operacion në Tiranë.

 Mësohet se janë lëshuar 6 urdhër arreste për trafik ndërkombëtar armësh.

Burimet bëjnë të ditur se është zbuluar edhe një arsenal armësh.

Ndërkohë aksioni është në zhvillim dhe në orët në vijim priten të tjera detaje.

Kujtojmë që ditën e djeshme SPAK zhvilloi një megaoperacion me fokus kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale.

Operacioni i një ditë më parë ishte vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë”.