Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mesditën e sotme në kodrat e fshatit Mbyet në Fier, pranë ish-repartit ushtarak. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke alarmuar banorët e zonës dhe rrezikuar shtëpitë e tyre.
Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët. Dëgjohen shpërthime fishekësh pranë ish-repartit, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e zjarrit.
Situata është nën kontroll, por ndihma e shpejtë është e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e situatës.