Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos


Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, miku që më pas u bë rivali i betuar i Ervis Martinajt pas përplasjeve për biznesin e lojërave të fatit ku qarkullonin shuma të mëdha parash që vijuan më pas me përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin

Duka  u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2024, ndërsa më 18 maj 2024, ndaj tij  u firmos një tjetër urdhërarrst në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza 2′ ku nga zbardhja e biseda në Sky Ecc u zbuluan kokat e krimit në Shqipëri dhe u zbardhën planet kriminale dhe disa vrasje dhe tentativa për vrasje ndër vite.

Gjithashtu në dosjet thuhet se Duka kishte bërë plan me Durim Bamin për të vrarë Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën.

Kreu i klanit “Duka’ po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Malko ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt i cili rezulton të jetë i zhdukur – dhe ende nuk dihet fati i tij – prej gushtit të vitit 2022, kur u bë denoncimi në polici prej xhaxhait të tij për humbjen e kontakteve.

Në dosjen e SPAK thuhet se pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Përveç krahut të tij të djathtë, Martinajt i është ekzekutuar Fabjol Gaxha në përplasjen e bllokut si dhe kushëriri i tij Brilant Martinaj në korrikun e vitit 2022.

Në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘metamorfoza 2’ të ndërmarrë më 18 maj 20224 SPAK informoi se kishte goditur shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë duke firmosur 50 urdhërarreste nga të cialt 14 ishin ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë, si dhe ishin sekuestruar 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash.